Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, arrestohet në Tepelenë 37-vjeçari (EMRI)
👁9127
Operacioni ndërkombëtar "The Wanted" ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar, 37-vjeç, i identifikuar si Albion Kalemi, që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës. Ai u kap në Tepelenë, si rezultat i bashkëpunimit mes policive të Shqipërisë dhe Kosovës, përmes rrjetit ENFAST. 37-vjeçari, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, do të ekstradohet në Kosovë për të përballuar akuzat që kanë rënduar mbi të. Njoftimi i plotë: Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Kjo fazë, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, DVP Gjirokastër dhe...