Burimi:
Sarandanews.com

Ishte shpallur në kërkim arrestohet në Rinas sarandioti (EMRI)
👁6132
Ishte shpallur në kërkim arrestohet në Rinas në tentativë për të ikur 24 vjeçari Geraldo Oruçi, nga Saranda. 24 vjeçari Geraldo Oruçi banor i lagjes nr.1 në Sarandë ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë me 4 muaj burgim, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit. Pas marrjes së dënimit 24 vjeçari është larguar dhe si i tillë ishte shpallur në kërkim. Për të shmangur burgimin 24 vjeçari Oruçi tentoi të largohej jashtë vendit por u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Rinas....