Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ishte paqësore dhe e mrekullueshme”/ Kardinali britanik rrëfen përvojën në konklavën që zgjodhi Papën Leon XIV
👁7133
Kardinali Vincent Nichols, udhëheqësi i Kishës Katolike në Angli dhe Uells, ka ndarë për publikun britanik përvojën e tij në konklavën e fundit që çoi në zgjedhjen e Papës së ri, Leon XIV. Në një intervistë për BBC, ai e përshkroi atmosferën në Kapelën Sistine si “jashtëzakonisht paqësore” dhe larg çdo forme tensioni apo politike. Kardinali ishte një nga 133 kardinalët që morën pjesë në takimin e mbyllur, që nga tradita zhvillohet pa asnjë kontakt me botën e jashtme, derisa të zgjidhet Papa i ri. Konklava, që pasoi vdekjen e Papa Françeskut më 21 prill, zgjati vetëm një ditë –...