Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Ishte një zë mashkulli që fliste anglisht”, kryeprokurori i Kosovës: Alarmi për bombë ishte i rremë, vijojnë hetimet
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi ka dhënë detaje mbi alarmin për bombë në Kuvendin e Kosovës, ku pas njoftimit policia urdhëroi largimin me urgjencë të deputetëve dhe stafit. Pas kontrollit ka rezultuar se alarmi ishte i rremë. Kryeprokurori Gashi tha nga vendi i ngjarjes se kërcënimi ka rezultuar se është i rremë. “Njoftimi për kërcënim me bombë ka ardhur rreth orës 10:54. Gjithë njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe Njësiti k9 dhe Njësiti për deminim, të cilët kanë bërë punën e vetë...