Ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPA shkarkon prokurorin e Tiranës

Ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPA shkarkon prokurorin e Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur unanimisht sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës Afrim Shehu, i cili ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Veting-ut, më 15 maj 2024. Vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik dhe në vijim, gjatë zhvillimit të procesit në Kolegj, ishte SPAK që kërkoi shkarkimin nga detyra të Shehut për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë. Prokurori Klodian Braho që përfaqësoi drejtuesin e SPAK Altin Dumanin në këtë proces, deklaroi se subjekti nuk ka arritur të vërtetojë barrën e provës për pasuritë e tij...
Burimi: Sot.com.al