Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ishte duke notuar, turisti italian mbytet në plazhin e Zvërnecit
Një turist italian ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë, teksa po notonte në plazhin e Zvërnecit. Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është shtetasi italian me iniciale G.P, 87 vjeç. “Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 13:30, në plazhin e Zvërnecit, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi italian G. P., 87 vjeç. Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak”, njofton policia. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.