ISHP zbulon shkakun e helmimit të 139 personave në Fushë-Arrëz! Raporti: Erdhi nga ndotja e ujit të pijshëm, u gjetën Escherichia Coli dhe…!

ISHP zbulon shkakun e helmimit të 139 personave në Fushë-Arrëz! Raporti: Erdhi nga ndotja e ujit të pijshëm, u gjetën Escherichia Coli dhe…!

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik ka zbardhur gjetjet e hetimit epidemiologjik të zhvilluar pas rritjes së rasteve me diarre dhe simptoma gastrointestinale në Fushë-Arrëz. Sipas raportit, gjatë periudhës 24 gusht–3 shtator 2026, në Qendrën Shëndetësore Fushë-Arrëz janë paraqitur 139 persona me shenja gastrointestinale. Prej tyre, 128 raste, ose 91.7%, janë banorë të Fushë-Arrëzit, me përqendrim të rasteve kryesisht në lagjet “Demokracia” dhe “Nushaj”. Të gjitha rastet kanë pasur diarre, ndërsa 128 persona kanë raportuar të vjella dhe 81 kanë pasur temperaturë. Moshat e personave të prekur variojnë nga 2 deri në 94 vjeç. Hetimi i ISHP-së ka vënë në fokus sistemin e furnizimit me ujë, pasi banorët e prekur kanë deklaruar se konsumojnë ujë nga rrjeti publik dhe furnizohen nga i njëjti sistem....