Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Ishin të armatosur dhe më kërkuan ujë”/ Zhdukja e Jan Prengës, dëshmon kopshtari: Ja çfarë ndodhi në kompleks
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ka zbardhur dëshminë e dhënë ditën e sotme në gjykatë Festim Bexhdili, i cili është pyetur për zhdukjen misterioze të Jan Prengës. Bexhdili ka qenë kopshtar te kompleksi “Golden Resort”, dhe ka dëshmuar se çfarë ka ndodhur ditën e zhdukjen së Jan Prengës. Ai tha se katër persona të armatosuru i kanë kërkuar ujë, ndërsa i kanë thënë se dikush kishte vdekur. Ndërsa shtoi se edhe pse personat ishin pa maska nuk ka mundur të fiksojë asnjë fytyrë, pasi ka qenë shumë i frikësuar pasi ka parë një person të vdekur, por dhe armë para syve. Ai tha se pasi kishin lëvizur trupin nga makina në makinë, aty kishte mbërritur Altin hajri, duke ju kërkuar personave të armatosur që...