Ishin shokë ushtrie 41 vite më parë, bëri përkthyesin e Stojkovic në Tiranë. Historia e pabesueshme

Ishin shokë ushtrie 41 vite më parë, bëri përkthyesin e Stojkovic në Tiranë. Historia e pabesueshme

Dragan Stojkoviç (Piksi) u prit në Tiranë si një superyll përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë (e shtunë, ora 20:45). Një numër i madh gazetarësh vendas e pritën në konferencën për shtyp, ndërsa trajneri i përfaqësueses sonë iu përgjigj me respekt, madje foli në gjuhën shqipe dhe iu uroi festën e Bajramit të pranishmëve. Mes gjithë asaj turme, u veçua një njeri nga kohët e Jugosllavisë së madhe, nga koha kur Stojkovic kishte shërbyer në ushtri, në Prishtinë. Kanë kaluar plot 41 vite që atëherë dhe fati bëri që të takohej sërish me Pleurat Himaduna, përkthyesin e konferencës për shtyp...
Burimi: Telesport.al