No Image Available

“Isha si person në dijeni…”/ Ardit Gjebrea del nga SPAK pas 3 orësh: Prokurorët ishin miqësorë…

Pas afro tre orësh në ambientet e SPAK, Ardit Gjebrea ka lënë Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje në lidhje me një çështje për të cilën është thirrur si person në dijeni. Në dalje, Gjebrea konfirmoi se ishte pyetur në këtë cilësi, por nuk dha detaje mbi përmbajtjen e dëshmisë, duke theksuar se duhet të respektojë institucionin. Me humor, ai e cilësoi vizitën në SPAK si një premierë personale, ndërsa shtoi se komunikimi me prokurorët kishte qenë miqësor. “Isha në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor. Nuk flas dot më shumë, më duhet të respektoj institucionet. Isha si person në dijeni.”, tha ai. Ai shkëmbeu batuta me gazetarët, teksa tha se Prokurorët ishin miqësorë dhe se i ka ftuar...