No Image Available

“Isha gati për vdekje”/ 17-vjeçari tregon momentin kur u plagos me plumb gome në qafë

Një 17-vjeçar ka rrëfyer për News24 momentin kur u plagos me plumb gome në qafë gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë në Tiranë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetarin Klevin Muka, adoleshenti tregoi se ndodhej në rreshtat e parë të protestës, ku po u bënte thirrje qytetarëve për bashkim, kur u qëllua nga një distancë e afërt. “Isha në rresht të parë, po bërtisja për bashkim. Po na ndanin me gaz lotsjellës dhe po na përçanin. Unë po bërtisja dhe më goditën me plumb gome në afërsi jo të largët. Nuk e dallova shumë mirë, u trullosa në ato momente. Më ndihmuan motrat dhe vëllezërit në protestë, isha gati për vdekje”, rrëfeu 17-vjeçari. I riu tha se në momentet pas goditjes ishte...