Ish-ylli i filmave për të rritur emërohet ministër i barazisë në Kolumbi

Ish-ylli i filmave për të rritur emërohet ministër i barazisë në Kolumbi

Një ish-yll pornografik do të bëhet ministri i ri i barazisë në Kolumbi, një zgjedhje e diskutueshme mes një vale ndryshimesh në qeverinë e majtë të Presidentit Gustavo Petro. Juan Carlos Florian – i cili ka pranuar publikisht se ka ofruar shërbime seksuale në të kaluarën dhe ka qenë krijues përmbajtjesh pornografike – është emëruar në këtë ministri, e cila u krijua në vitin 2023 për të garantuar aksesin në programet sociale për grupet vulnerabël, tha një zyrtar i qeverisë kolumbiane për AFP-në. Krijimi i një ministrie barazie ishte një premtim fushate nga Zëvendëspresidentja Francia Márquez, gruaja e parë me...