Burimi:
Sot.com.al

Ish-shtëpia e Enver Hoxhës hap dyert si qendër kulturore, Gonxhja: ‘Vila 31′, platformë e promovimit të artit
👁5962
Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja, theksoi sot se “Vila 31 x Art Explora” është një hapësirë ku bashkëjetojnë kujtesa historike dhe krijimtaria e gjallë e së tashmes. Gjatë ceremonisë për pritjen e rezidentëve të parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia dhe vende të tjera, Gonxhja shpjegoi se transformimi i ish-rezidencës historike në një qendër inovative artistike dhe kulturore është një shembull i përkushtimit për promovimin e artit dhe kulturës si motorë të zhvillimit ekonomik dhe forcimit të identitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Gonxhja theksoi se “ArtExplora” nxit eksplorimin krijues dhe ndërveprues mes kombeve dhe komuniteteve,...