Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Producenti i njohur hollivudian Harvey Weinstein është dënuar me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj ish-asistentes së produksionit, Miriam Haley, në vitin 2006. Dënimi vjen pas rrëzimit të një vendimi të mëparshëm dhe dy proceseve gjyqësore që nuk përfunduan me një vendim përfundimtar. Çështja përbën një tjetër kapitull të rëndësishëm në sagën ligjore nëntëvjeçare ndaj ish-producentit të Hollywood-it, e cila u bë një nga rastet që ndikuan në përhapjen globale të lëvizjes #MeToo. Sipas Variety, pas dënimit në Nju Jork, Weinstein do t’i nënshtrohet edhe një rivlerësimi të dënimit në Kaliforni, lidhur me përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj modeles dhe aktores italiane Evgeniya Chernyshova në një hotel në Los Angeles në vitin 2013. Gjykatësi Curtis Farber deklaroi se i takon autoriteteve të Kalifornisë të...