Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se Rusia nuk shqetësohet fare për “ultimatumin teatral” të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lidhur me vendosjen e sanksioneve kundrejt blerësve të eksporteve ruse, nëse Moska nuk pajtohet për marrëveshjen e paqes në Ukrainë brenda afatit 50-ditor, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters. “Trump e dha një ultimatum teatral për Kremlinin”, ka shkruar Medvedev në rrjetin social X. “Bota u trondit, duke pritur pasojat. Evropa luftuese ishte e zhgënjyer. E Rusia nuk i dha rëndësi”. Kremlini zyrtar s’i ka komentuar ende deklaratat e Trumpit, mirëpo ka njoftuar të...