Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ish-presidenti kërkon lirinë, Meta: Hetimet janë mbyllur, nuk ka rrezik për prishjen e provave
Me argumentin se nuk mund të prishë provat dhe se drejton një parti të rëndësishme në arenën politike të vendit, ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme, ku ka kërkuar lirinë. Në shkresën e depozituar nga avokati i tij thuhet se ndryshimi i masës së sigurisë mund të bëhet, pasi SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja pritet të kalojë për gjykim. Kjo, për palën mbrojtëse, tregon se në këtë fazë i akuzuari nuk mund të prishë provat. “Ka edhe një element tjetër që gjykatat s’e kanë marrë parasysh dhe me dashje e kanë anashkaluar: fakti që është edhe politikan aktiv, presidenti i Partisë së Lirisë. I kërkojmë gjykatës pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal për të pandehurin Ilir Metaj...