Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ish-portieri që përjetoi dhunën në Beograd analizon ndeshjen me Serbinë, tregon rezultatin që do të ketë Shqipëria
👁11836
Pak ditë para përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë më 7 qershor, emocionet dhe tensionet janë të pranishme jo vetëm në radhët e tifozëve, por edhe brenda grupit kombëtar. Trajneri Sylvinho dhe stafi teknik po përpiqen ta mbajnë skuadrën të izoluar nga presioni mediatik dhe ngarkesa emocionale që e shoqëron këtë ndeshje. Një prej figurave që ka përjetuar nga afër precedentin e ndeshjes në Beograd në vitin 2014 është Orges Shehi. Ish-portieri i kombëtares, sot trajner, u ka bërë thirrje lojtarëve të mendojnë vetëm për rezultatin dhe të shmangin emocionet e panevojshme. “Lojtarët duhet të jenë të qetë dhe të zhvishen...