Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-ministri i Jashtëm serb: Si na sabotuan opozita dhe Kisha Ortodokse për njohjen e Kosovës
Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviç, ka deklaruar se Serbia duhet të pranojë realitetin e Kosovës dhe të ndihmojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Interpolin. Në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda, Drashkoviç u shpreh se ka qenë zëri i vetëm në Serbi që ka mbrojtur publikisht këtë qëndrim, duke sfiduar narrativat zyrtare dhe retorikën nacionaliste. “Kam kërkuar që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në Interpol, dhe që Serbia të anëtarësohet në NATO,” deklaroi ai, duke theksuar se pa përballje të ndershme me të kaluarën dhe pa njohjen e së...