Ish-luftëtari i UÇK-së, arrestohet në Maqedoni me urdhër nga Serbia

Ish-luftëtari i UÇK-së, arrestohet në Maqedoni me urdhër nga Serbia

Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, Pushkolli thotë se urdhri është lëshuar nga Serbia Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Pushkolli, ka njoftuar se është arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Pushkolli ka deklaruar se arrestimi është kryer në bazë të një urdhri të lëshuar nga autoritetet serbe. Sipas tij, rasti lidhet me të kaluarën e tij si pjesëtar i UÇK-së. “Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe”, ka shkruar Pushkolli. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin masa për trajtimin e rastit dhe mbrojtjen e...