Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-kryeministri izraelit: Të ndalet lufta në Gaza, njerëzit po vriten në radhë për bukë
Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, i njohur për qëndrimin e tij dialogues dhe për bashkëpunimin me intelektualë palestinezë si Sari Nusseibeh, dha një mesazh të qartë dhe të fortë në një intervistë për gazetën italiane La Stampa: “Lufta në Gaza duhet të ndalet menjëherë, pasi është tejkaluar çdo kufi moral dhe strategjik.” Duke analizuar situatën në terren, Olmert tha se “Hamas është shkatërruar në pjesën më të madhe të strukturave dhe komandave të tij, shumica e liderëve janë eliminuar, infrastruktura dhe armët janë shkatërruar”. Megjithatë, ai nënvizoi se kjo nuk jep më asnjë justifikim për vrasjen e civilëve palestinezë dhe rrezikimin...