
Ish-kryeministri italian në Gjadër: Kampi të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
👁5337
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ka vizituar për orë Gjadrin, kampin e ndërtuar për emigrantët e paligjshëm që kapen në Itali. Në një prononcim për mediat ai u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane. “Mendojmë se është e drejtë që të vijmë këtu për t’u thënë italianëve shihni ku po shpenzohen paratë tuaja. Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali. Jemi këtu për të dhënë një mesazh...
Burimi:
Kohajone.com