Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-kreu i PD-së në Vlorë emërohet në krye të Kadastrës
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Vlorës, Genc Dermomemaj është emëruar në krye të Kadastrës së Vlorës. Këtë post deri para disa ditësh e mbante Paola Sulaj, e cila ishte e komanduar në detyrë pas dorëheqjes së kreu të këtij institucioni. Kujtojmë se Dermomema në moshë shumë të re ka qenë edhe kandidat për kryetar të bashkisë së Vlorës, ku humbi zgjedhjet përballë Dritan Lelit. Në vitin 2015, Partia Socialiste në Vlorë e akuzonte Dermomemajn si ndërtuesin “hije” të familjes së ish-kryetarit të PD, asokohe Lulzim Basha.