Ish-kandidati për president në Rumani nën hetim për një skemë mashtrimi prej 1.1 milion eurosh –

Ish-kandidati për president në Rumani nën hetim për një skemë mashtrimi prej 1.1 milion eurosh –

Prokurorët rumunë njoftuan të hënën se po hetonin, ish-kandidatin pro-rus në zgjedhjet presidenciale të anuluara të vitit 2024 në vend, Calin Georgescu-n. Hetimet ndaj tij kanë të bëjnë me një skemë mashtrimi prej 1.1 milion eurosh. Shteti anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s anuloi zgjedhjet e saj presidenciale në dhjetor 2024 për shkak të ndërhyrjes së dyshuar ruse në favor të Georgescu-t, një kritik i fortë i NATO-s, Brukselit dhe mbështetjes perëndimore për Ukrainën. Moska i mohoi akuzat për ndërhyrje në zgjedhje. Votimi u ripërsërit në maj të vitit 2025 dhe në fund u fitua nga presidenti i qendrës pro-evropiane, Nicusor Dan. Georgescu, të cilit iu ndalua të kandidonte përsëri, por mbetet popullor, është tashmë në gjyq në dy raste të ndara, njëra me...