Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot vazhdimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, kërkesa për marrjen në pyetje të Hysenit ishte paraqitur më 23 shtator nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas përfundimit të gjykimit, gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 69, vendosi që masa shtrënguese, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, të vijojë të zbatohet. Gjykata ka vendosur gjithashtu ndalimin e publikimit të plotë ose të pjesshëm të vendimit deri në përfundim të hetimeve paraprake. Hyseni u largua nga GJKKO pas rreth dy orësh e njëzet minutash. Seanca...