Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch në përkrahje të protestës: Gjykata Speciale është jo transparente, nuk është dashur të themelohej

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch në përkrahje të protestës: Gjykata Speciale është jo transparente, nuk është dashur të themelohej

Gjykata Speciale nuk është dashur të themelohej, andaj është mirë që po protestohet, thotë ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, pak orë para se në Prishtinë të mblidhen veteranë e qytetarë të tjerë për të shprehur kundërshtimet e tyre për mënyrën se si po punojnë Dhomat e Specializuara në Hagë. Në një intervistë për KosovaPress, nga Haga, Bosch thekson se protesta duhet të jetë e qetë dhe dinjitoze. Specialja, e cila i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, ka seli në Holandë dhe funksionon me staf ndërkombëtar, edhe pse e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015. Atje po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. ZPS-ja e cila i ngarkon ata me krime të...