Ish-ambasadori i Holandës mesazh për qytetarët: Protestoni me dinjitet, Gjykata Speciale duhet të shfuqizohet

Ish-ambasadori i Holandës mesazh për qytetarët: Protestoni me dinjitet, Gjykata Speciale duhet të shfuqizohet

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka ftuar qytetarët e Kosovës që nesër të protestojnë me dinjitet. Pa dhunë e pa slogane të këqija. Në një deklaratë për Nacionalen, Bosch që ishte ambasador në Kosovë kur u themelua Gjykata Speciale, thotë se kjo gjykatë ka devijua nga qëllimi që ishte krijuar. Ai ka thënë se pavarësisht që u konfirmua që nuk ka pasur trafikim të organeve, Specialja po vazhdon të veprojë pa asnjë mbikëqyrje. “Ajo u krijua mbi bazën e akuzave për trafik organesh. Kur gjyqtari Williamson përfundoi se kjo nuk kishte ndodhur, arsyeja e ekzistencës së saj u zhduk dhe procesi duhej të ndalej. Tani kjo gjykatë, e cila supozohet të jetë një gjykatë kosovare, vepron pa asnjë mbikëqyrje”, thotë ai për Nacionalen. Ish-ambasadori...