Ish-ambasadori Çejku: Shqipëria duhet të dënojë hapur kërcënimet e Daçiç ndaj Kosovës
Ish-ambasadori Arben Çejku ka kritikuar reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili u shpreh se Kosova është tokë serbe dhe se Beogradi do ta marrë një ditë. Çejku vlerësoi se reagimi i Tiranës ishte i pamjaftueshëm, pasi, sipas tij, mungoi një dënim i qartë i gjuhës kërcënuese të zyrtarit serb. Ai theksoi se Shqipëria, si anëtare e NATO-s, duhet të mbrojë interesat kombëtare dhe të reagojë me vendosmëri ndaj deklaratave që cenojnë sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit. Çejku kërkoi gjithashtu që Tirana zyrtare të distancohet nga marrëdhëniet e afërta politike me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe të shprehë mbështetje më të qartë për Kosovën. Sipas ish-ambasadorit, qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës nuk kufizohet...
Burimi:
kohajone.com