Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Isak dëshiron të shkojë te Liverpuli, por Njukasëlli e pengon, rritet përplasja e lojtarit me klubin anglez
Adriatik BALLA Merkato e Njukasëllit është e varur shumë nga qëndrimi që po mban një nga lojtarët kryesorë të grupit, Aleksandër Isak. Ky i fundit dëshiron të kalojë te Liverpuli i cili ka shprehur simpati dhe është gati të bëjë një ofertë të majme financiare për të. Por klubi ka refuzuar deri tani dhe është pikërisht Njukasëlli që pengon, duke bërë që lojtari të përkeqësojë situatën në raport me klubin e rrjedhimisht të krijohet një situatë e pakëndshme, e cila mund të ketë pasoja për moralin e grupit gjatë sezonit të ri. Në fakt, përplasja e Aleksander Isak me Njukasëll u përshkallëzua dje kur sulmuesit iu urdhërua të stërvitej veçmas nga shokët e ekipit dhe të qëndronte larg grupit në fushën e stërvitjes gjatë drekës....