Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Isa Mustafa thirrje që nesër të protestohet: Po ta kisha shëndetin, do të isha me veteranët
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë thirrje që nesër të protestohet kundër Gjykatës Speciale. Ai tha se nuk do ta kishte paramenduar që udhëheqësit e shtetit dhe të UÇK-së, të cilësohen Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Mustafa tha se sikur ta kishte shëndetin, do të ishte në shesh. Është detyrë e gjithë neve të mbrojmë vlerat e luftës, dhe të mos lejojmë të rishkruhet historia me dëshmi të instrumenteve të pushtetit serb që ushtroi dhunë, represion dhe gjenocid në Kosovë. Shteti i Kosovës është rezultat i rezistencës politike të drejtuar nga Presidenti Rugova dhe i luftës së UÇK-së. Është vlerë e përbashkët. Ne kemi pasur besim në drejtësinë ndërkombëtare kur Kuvendi i Kosovës votoi themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë me ligje të Kosovës....