Ironizon Këlliçi: Vendet e rajonit po e sulmojnë Ramën duke ulur çmimet, por ky nuk tundet

Ironizon Këlliçi: Vendet e rajonit po e sulmojnë Ramën duke ulur çmimet, por ky nuk tundet

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama lidhur me masat e ndërmarra së fundmi nga vendet fqinje për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve. Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi i ka cilësuar me ironi këto masa si “komplote të reja të fqinjëve ndaj Edi Ramës”, duke argumentuar se qeveritë e Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi po ndërmarrin politika që lehtësojnë qytetarët e tyre, ndërsa sipas tij Shqipëria nuk po ndjek të njëjtën qasje. Statusi i plotë: Komplote të reja të fqinjëve ndaj Edi Ramës!!! Qeveritë fqinje kanë ndërmarrë disa komplote dhe lëvizje të forta kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij, me akte konkrete! Qeveria greke ka arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e biznesit,...