Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ironi mes Toni Gogut dhe Agron Gjekmarkajt në Kuvend
Kjo e enjte e 3 korrikut ishte seanca e fundit për deputetin Toni Gogu, i cili nuk ia doli të merrte një mandat tjetër nga zgjedhjet e 11 majit. Deputeti mbajti një fjalim në Kuvend ku tha se misioni i tij do vazhdojë, pavarësisht platformës ku do jetë. Ky fjalim u shoqërua me ironi nga demokrati Agron Gjekmarkaj. Pjesë nga debati: Gogu: Do doja të thoja që për mua ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm të shërbej jo vetëm në këtë legjislaturë, një mision që do e vazhdoj si qytetar i Tiranës dhe një zone rurale që ka nevojë për...