Irani vendos 5 kushte për rikthimin në tavolinën e negociatave me SHBA-në
Teherani i vendos kushte Uashingtonit për rikthimin në tryezën diplomatike. Irani ka përcjellë pesë kërkesa për rifillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, pas kontakteve të zhvilluara në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi se qëndrimi i Teheranit iu përcoll palës amerikane gjatë një komunikimi që zgjati rreth dy orë dhe u zhvillua përmes një ndërmjetësi. Sipas raportimit të cituar nga “Pamfleti”, ndërmjetësimin e ka bërë Katari. Baghaei tha se Irani i ka bërë të qarta kushtet e tij për rikthimin e diplomacisë, duke theksuar se Teherani nuk dëshiron paqartësi apo hapësirë për interpretime të ndryshme. Në qendër të kërkesave iraniane është përfundimi i asaj që Teherani e konsideron fushatë agresive amerikane,...
Burimi:
ntv.al