Irani varros “kokat” e ushtrisë të vrarë në luftën me Izraelin

Irani varros “kokat” e ushtrisë të vrarë në luftën me Izraelin

Në Iran u mbajt një ceremoni shtetërore mortore për rreth 60 persona, përfshirë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, të vrarë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin. Arkëmortet, të mbuluara me flamurin iranian dhe me portrete të komandantëve të vrarë, u vendosën pranë Sheshit Enghelab në Teheran, mes një turme të madhe pjesëmarrësish. Konflikti me Izraelin përfundoi gjatë kësaj javë me një armëpushim, pasi SHBA-të u përfshinë drejtpërdrejt duke bombarduar objekte kyçe bërthamore në Iran. Turmat e mëdha të vajtuesve, të veshur me të zeza, thërrisnin slogane, valëvitnin flamuj iranianë dhe mbanin në duar portretet të të rënëve. Përpara ceremonisë, autoritetet ndërmorën...
Burimi: Javanews.al