Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Irani thotë se ka testuar një raketë që mund të arrijë në Izrael e papenguar
👁5758
Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të arrijë në Izrael dhe se ajo mund t’i përshkojë tejpërtej disa prej mbrojtjeve më të avancuara raketore në botë. Në një kohë kur shqetësimet në Perëndim janë duke u rritur për përparimin e programeve bërthamore dhe raketore të Teheranit, televizioni shtetëror iranian transmetoi më 4 maj pamje të testimit të raketës “Qassem Basir”, e cila duket se godet cakun e saj. Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, tha se raketa me lëndë djegëse të ngurtë ka një rreze veprimi prej...