Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Irani: Programi bërthamor mbështetet në njohuri të thella që nuk mund të shkatërrohen
Zëdhënësi i Organizatës Atomike të Energjisë në Iran (AEOI) deklaron se njohuritë e vendit në energjinë bërthamore "nuk mund të shkatërrohen", sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA. Behrouz Kamalvandi thotë se industria bërthamore ka rrënjë në Iran dhe "këto rrënjë nuk mund të shkatërrohen". "Ne kemi pësuar dëme, por kjo nuk është hera e parë që industria pëson dëme," shton ai. Në mënyrë të ngjashme, ministri iranian i jashtëm Abbas Araghchi deklaroi se programi bërthamor i Iranit bazohet në “njohuri bërthamore vendore” që nuk mund të “shkatërrohen nga bombardimet”./ BBC