Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Irani përjashton mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi të menjëhershëm në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, pas një përshkallëzimi të tensioneve që përfshin edhe sulme ajrore mbi infrastrukturën bërthamore iraniane. Në një intervistë për rrjetin CBS të publikuar më 30 qershor, Araqchi tha se, ndryshe nga deklaratat e mëhershme të Presidentit amerikan Donald Trump, negociatat nuk pritet të rifillojnë së shpejti. “Nuk mendoj se negociatat do të rifillojnë kaq shpejt,” u shpreh Araqchi, duke shtuar se për një rikthim në dialog, Teherani duhet të ketë siguri se SHBA nuk do të ndërmarrë sulme...