Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Irani paralajmëron SHBA: Ndërhyrja e një pale të tretë në konflikt do të shkaktonte reagim të menjëhershëm
Irani ka lëshuar një kërcënim të ri për çdo “palë të tretë” që mendon të përfshihet në konfliktin e tij me Izraelin, duke kërcënuar me një përgjigje “të menjëhershme”. Sipas mediave të huaja, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit lëshoi një deklaratë të enjten pasdite, duke njoftuar se “përballja me armikun do të vazhdojë derisa të paguhet kompensimi”. Ndërsa konflikti midis Iranit dhe Izraelit vijon prej një jave, këshilli tha se Irani ka plane për skenarë të ndryshëm. Pa përmendur SHBA-në ose ndonjë vend tjetër, këshilli tha: “Në rast të ndërhyrjes së një pale të tretë në këtë...