Irani nxjerr shifrat: 935 të vrarë gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, mes tyre gra e fëmijë

Irani nxjerr shifrat: 935 të vrarë gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, mes tyre gra e fëmijë

Të paktën 935 persona u vranë në Iran gjatë luftës 12-ditore me Izraelin , raportoi media shtetërore iraniane të hënën, gati një javë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, raporton Reuters. “Gjatë luftës 12-ditore të zhvilluar kundër vendit tonë, deri më tani janë identifikuar 935 martirë”, thuhet në deklaratë. Numri i të vdekurve përfshinte 132 gra dhe 38 fëmijë. Autoritetet izraelite kanë raportuar 28 vdekje në Izrael si rezultat i sulmeve hakmarrëse nga Irani gjatë luftës.
Burimi: Javanews.al