Irani ndërpret bashkëpunimin me OKB-në për armët bërthamore pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit

Irani ndërpret bashkëpunimin me OKB-në për armët bërthamore pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit

Parlamenti i Iranit ka votuar në favor të pezullimit të bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), pas 12 ditësh sulmesh ajrore nga SHBA dhe Izraeli mbi objektet bërthamore iraniane. Kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se IAEA “shiti kredibilitetin ndërkombëtar” pasi nuk dënoi as minimalisht sulmet ndaj objekteve bërthamore. Sipas Ghalibaf, bashkëpunimi me IAEA do të ndërpritet derisa të garantohet siguria e objekteve bërthamore. Projektligji duhet të miratohet nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, por nëse kalon, inspektorët e OKB-së do të ndalohen të vizitojnë çdo objekt bërthamor në Iran, shkruan A2 CNN. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se operacioni “Midnight Hammer” shkatërroi plotësisht kapacitetet bërthamore të Iranit. Por, pavarësisht retorikës së tij, ekspertët paralajmërojnë se Teherani mund të ruajë sasi të...