Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, e përjashtoi mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai aktualisht nuk po flet me Iranin, duke ndryshuar qëndrimin e deritanishëm se bisedimet me Iranin do të rinisnin këtë javë. Gjatë një interviste të publikuar më 30 qershor, Araqchi u pyet për deklarimin e Trumpit javën e kaluar se negociatat bërthamore me Iranin do të rinisnin së shpejti. “Nuk mendoj se negociatat do të rifillojnë kaq shpejt”, tha ministri i Jashtëm iranian gjatë intervistës për transmetuesin amerikan, CBS. “Që ne të vendosin...