Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba
👁5690
Beer Sheba, spitali kryesor në jug të Izraelit, në Qendrën Mjekësore Soroka, është goditur nga një raketë iraniane gjatë një vale të re sulmesh balistike. Një zëdhënës i spitalit konfirmoi se sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha në disa prej ndërtesave të kompleksit dhe ka lënë dhjetëra persona të plagosur. Në një deklaratë zyrtare, drejtuesit e spitalit u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos paraqiten në ambientet e Sorokës, për shkak të rrezikut nga sulmet e vazhdueshme dhe dëmtimet e shumta në infrastrukturë. “Spitali ka pësuar dëme të konsiderueshme në disa sektorë të tij. Aktualisht po veprojmë vetëm me kapacitet...