Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Irani konfirmon se komandanti ushtarak Shadmani u vra në sulmet ajrore izraelite
Irani ka konfirmuar ditën e sotme se gjeneralmajori Ali Shadmani, i cili shërbeu si komandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, ka humbur jetën. Shadmani mori lëndime në sulmet izraelite javën e kaluar. Shadmani mori detyrën më 13 qershor, pasi sulmet e para të Izraelit ndaj Iranit vranë një numër komandantësh të lartë, përfshirë paraardhësin e tij, gjenerallejtënant Gholam Ali Rashid. Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon që të parandalojë Iranin nga posedimi i një arme bërthamore. Të dyja vendet këmbyen sulme të përditshme për 12 ditë, teksa të dielën SHBA-ja sulmoi tri objekte bërthamore...