Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Irani kërkon të gjejë shpëtim në Rusi? Ministri i Jashtëm mbërrin në Moskë për t’u takuar me Putin
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mbërriti të dielën në Moskë për të zhvilluar konsultime me presidentin rus Vladimir Putin pas sulmeve amerikane ndaj objekteve kyçe bërthamore, raportoi agjencia Fars News. Më herët, Ministria e Jashtme ruse deklaroi se “dënon fuqishëm” sulmet e SHBA-së, duke i quajtur një “vendim të papërgjegjshëm” që “shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare”, pavarësisht se vetë Moska e ka shkelur vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare përmes luftës së saj të paprovokuar dhe të vazhdueshme në Ukrainë. “Bëjmë thirrje për t’i dhënë fund agresionit dhe për përpjekje të shtuara në krijimin e kushteve për kthimin e situatës në një rrugë...