No Image Available

Irani kërcënon bazat amerikane në Evropë, Shqipëria mes objektivave të përmendur

Shqipëria është përmendur mes vendeve evropiane ku infrastruktura ushtarake amerikane mund të bëhet objektiv i sulmeve iraniane, në rast të një përshkallëzimi të ri të konfliktit mes Teheranit dhe Washington-it. Sipas një raportimi të Iran International, gazeta konservatore iraniane Kayhan ka paralajmëruar se objektet ushtarake amerikane dhe të NATO-s mund të goditen edhe në zemër të Evropës, nëse rifillojnë sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit. Në raportim përmenden instalime ushtarake në Qipro, Greqi, Rumani, Shqipëri, Itali dhe Britani, si dhe baza e përbashkët amerikano-britanike në Diego Garcia, në Oqeanin Indian. Paralajmërimet pasojnë një deklaratë që i atribuohet udhëheqësit suprem iranian, Mojtaba Khamenei, për përgatitjen e forcave të armatosura për kundërpërgjigje pa kufizime gjeografike. Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akraminia, deklaroi se një konflikt i ri...