Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Irani informoi Katarin përpara sulmit”, NYT: Strategji e ngjashme me atë të vitit 2020
Irani koordinoi sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin për të minimizuar viktimat, raporton New York Times, duke cituar tre zyrtarë iranianë. Sipas burimeve, Irani duhej të kundërsulmonte simbolikisht Shtetet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë ta bënte këtë pa shkaktuar një përshkallëzim të mëtejshëm. Një strategji e ngjashme me atë të miratuar në vitin 2020, kur Irani paralajmëroi Irakun përpara se të lëshonte raketa balistike kundër një baze amerikane në vendin arab për t’u hakmarrë për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.