Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Irani ia nxjerr inatin të vetëve! Akuza për spiunazh, fushatë arrestimesh dhe ekzekutimesh pas konfliktit me Izraelin
Pas përfundimit të konfliktit të armatosur 12-ditor me Izraelin, autoritetet iraniane kanë ndërmarrë një valë arrestimesh dhe ekzekutimesh të shpejta, duke synuar dhjetëra persona të akuzuar për spiunazh dhe bashkëpunim me agjencitë e inteligjencës izraelite dhe perëndimore. Sipas mediave shtetërore dhe burimeve të sigurisë, regjimi iranian pretendon se është përballur me një infiltrim të paprecedentë të rrjeteve të inteligjencës, i cili, sipas tyre, ka kontribuar në vrasjet e komandantëve të IRGC-së dhe shkencëtarëve bërthamorë gjatë konfliktit. Deri tani, janë ekzekutuar të paktën gjashtë persona nën akuza për spiunazh, ndërsa mbi 700 janë arrestuar, sipas raportimeve të agjencisë Fars. Televizioni shtetëror...