Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një propozim të ri për t’i dhënë fund luftës. Sipas planit, Teherani do të rihapte ngushticën e Hormuzit dhe do të rikthente bisedimet për programin e tij bërthamor brenda shtatë ditësh, nëse Uashingtoni do të hiqte bllokadën detare dhe do të plotësonte disa kushte të tjera. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e bëri të ditur propozimin gjatë një takimi privat në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, sipas Associated Press. Sipas pjesëmarrësve në takim, propozimi i është përcjellë SHBA-ve përmes ndërmjetësve dhe përmban një plan shtatëditor për t’i dhënë fund konfliktit. “Disa kushte plotësohen, ngushtica e Hormuzit do të hapet në fund të ditës së shtatë dhe bisedimet do të rifillojnë”,...