Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Irani e pranon: U goditëm nga objekte armiqësore, impiantet ishin evakuuar më parë
Zyrtarë rajonalë në Iran kanë konfirmuar se impiantet bërthamore në Isfahan, Natanz dhe Fordow janë sulmuar, sipas raporteve të mediave shtetërore iraniane. “Pak orë më parë, pas aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në Qom dhe identifikimit të objektivave armiqësore, një pjesë e zonës së impiantit bërthamor në Fordow u sulmua nga forcat ajrore të armikut,” tha një zëdhënës i qendrës së menaxhimit të krizave të rajonit të Qom-it, sipas agjencive të lajmeve Fars dhe IRNA. Impianti në Fordow ndodhet thellë në malet e veriut të Iranit dhe përmban centrifuga të avancuara për pasurimin e uraniumit në nivele të larta...