Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Irani do t’i paraqesë shpejt SHBA-së një propozim bërthamor
👁2826
Irani tha se shumë shpejt do të paraqesë një kundërpropozim për një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, pasi Teherani ka deklaruar se një propozim i Uashingtonit ka përmbajtje me “dykuptimësi”. Teherani dhe Uashingtoni kanë mbajtur pesë runde bisedimesh që nga prilli, me synimin që të arrijnë një marrëveshje të re bërthamore, që do të zëvendësonte marrëveshjen që Irani kishte arritur më 2015 me fuqitë bërthamore. Por, nga kjo marrëveshje, presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi vendin e tij më 2018. Dy palët kanë mospajtime lidhur me pasurimin e uraniumit nga Irani. Teherani thotë se pasurimi i uraniumit është e...