Inzaghi, pas barazimit 3-3 ndaj Barcelonës: Tifozët tanë meritojnë finalen në “San Siro”

Inzaghi, pas barazimit 3-3 ndaj Barcelonës: Tifozët tanë meritojnë finalen në “San Siro”

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, foli për kanalet zyrtare të klubit zikaltër pas barazimit 3-3 në fushën e Barcelonës, ndeshje e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve: “Luajtëm ndeshjen që duhej të bënim, me shumë zemër. Kemi keqardhje që nuk e ruajtëm avantazhin me dy gola dhe për golin e anuluar të Mkhitaryan. Një fije keqardhje ekziston, por luajtëm kundër skuadrës më të bukur dhe teknike në botë për momentin. E pësuam golin e tretë në një situatë ku duhej të ishim më të kujdesshëm, por duhen duartrokitur këta djem, sepse janë të mrekullueshëm”. Si do të menaxhohet tani angazhimi...
Burimi: Telesport.al